top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | PRINCI UILLIAM (WILLIAM) DO TË PËRFAQËSOJË MBRETIN KARL (CHARLES) III-të NË FUNERALIN E MBRETIT HARALD V-të I NORVEGJISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 minutes ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Princi Uilliam (William) do të përfaqësojë të atin, Mbretin Karl (Charles) III-të, në funeralin e Mbretit Harald V-të i Norvegjisë të mërkurën”.


Kështu njoftoi Pallati Bakingem (Buckingham).


Princi Uilliam, me moshë 44 vjeç dhe trashëgimtar i fronit, e kishte përfaqësuar tashmë të atin në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan në muajin prill të  vitit 2025.


Tradita dikton që monarkët britanikë të mos marrin pjesë në funeralet e krerëve të tjerë të shteteve.


Motra e Mbretit Karl (Charles) III-të, Princesha Ana, do të jetë gjithashtu e pranishme në funeralin e Haraldit si kumbare e mbretit të ri të Norvegjisë, Haakon VIII-të.


Mbreti Harald V-të vdiq më 28 gusht në Oslo në moshën 89 vjeç.


Mbreti Karl (Charles) III-të, i cili është ende duke u trajtuar për një tumor të pazbuluar, shprehu ngushëllimet e tij më të thella dhe më të sinqerta familjes mbretërore norvegjeze, duke kujtuar me dashuri kushëririn e tij të dashur.


Mbreti Harald V-të ishte një kushëri i largët i tij; të dy monarkët janë pasardhës të monarkut britanik Eduard (Edward) VII-të (1841–1910).


Funerali i Haraldit do të zhvillohet më 9 shtator në Katedralen e Oslos.


Trupi i tij do të pushojë më pas në mauzoleun mbretëror në Kalanë Akershus në Oslo.


Duke u bërë automatikisht mbret pas vdekjes së të atit, Haakon bëri betimin para parlamentit të martën, një hap që simbolizon kufizimin e fuqive të monarkut të përcaktuara në Kushtetutë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page