ILIR SELMANI U DËNUA ME 28 VITE BURG PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Apeli i GJKKO-ar ka lënë në fuqi dënimin penal me 28 vite heqje lirie për z. Ilir Selmani, i cili, akuzohet se pati rol në vrasjen e ish-policit Santjago Malko.
Z. Selmani, njihet në qarqet kriminale edhe si “Boksieri”.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, të:
1- “Vrasja me paramendim”.
2- “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
3- “Vjedhja”.
Në lidhje me vrasjen e z. Malko është dënuar edhe z. Blendi Teta.
Hetimet në lidhje me vrasjen e z. Malko zbuluan se motiv u bënë përplasjet e grupeve të strukturuara kriminale në Tiranë.
Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Santiago Malko, mik i z. Ervis Martinaj, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij, mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019, pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.
Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e diegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments