GJKKO: ARREST NË BURG PËR LEONARD DUKËN | AKUZOHET SE KA GISHT NË VRASJEN E SANTIAGO MALKOS; ERIGERS MIHASIT DHE ARMAND DUMANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën e sigurimit arrest me burg për z. Leonard Duka.
Ai u ekstradua para pak ditësh nga Belgjika për llogari të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai akuzohet për veprat penale të:
1- “Vrasjes me dashje e kryer ne bashkëpunim”.
2- “Armëmbajtje pa leje”.
3- “Sigurim i kushteve për vrasje”.
4- “Grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me gjashtë veta të tjerë janë autorë të vrasjes së z. Santiago Malko, akt kriminal i ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.
Z. Malko njihej si krahu i djathtë i z. Ervis Martinaj, ky i fundit i zhdukur pa gjurmë prej afro 2 vitesh, i akuzuar dhe i njohur botërisht si një nga krerët e agjenturës shqiptare të krimit ordiner.
Një tjetër ngjarje kriminale ku z. Leonard Duka rezulton i përfshirë është edhe ajo e vrasjes së anëtarit tjetër të grupit z. Ervis Martinaj, i quajtur Erigres Mihasi, ish-banor në territorin gjiriz dhe bastion të agjenturës së krimit ordiner, në fshatin Yrshek, të Njësisë Administrative Kashar, të Bashkisë së Tiranës.
Gjatë sulmit me armë zjarri ndaj z. Mihasi, mbeti i vdekur edhe z. Armand Dumani (ky i fundit i sapo rekrutuar në qarqet e agjenturës së krimit ordiner).
Akti kriminal ndaj tyre u ndërmuar më 13 nëntor të vitit 2021.
Gjithashtu z. Leonard Duka akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij z. Erlis Duka, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për sulm të armatosur kundër z. Ervis Martinaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments