TIRANË | ALARMI PËR PRANI LËNDËSH PLASËSE TE QENDRA TREGTARE “TOPTANI” REZULTOI I RREMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 25
- 1 min read
Qendra tregtare “Toptani”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner autoritetet u paraqitën në Qendrën “Toptani” për të verifikuar pretendimet për prani lëndësh plasëse.
Në vendin e ngjarjes u paraqitën shërbimet e Policisë së Shtetit, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat, kryen kontroll të plotë të ambienteve.
Pas verifikimeve, autoritetet bënë me dije se nuk u konstatua asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments