RRUGA “JORDAN MISJA”; TIRANË | U ARRESTUAN BEKIM RRUSTEMAJ; REDON NELA; BLEDAR KALAJA; TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Bekim Rrustemaj, me moshë 22 vjeç.
2- Z. Redon Nela, me moshë 27 vjeç.
3- Z. Bledar Kalaja, me moshë 49 vjeç.
Njoftim | DVP Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar “Different”.
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë.
Sekuestrohen kokainë dhe cannabis.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Different”.
Në kuadër të operacionit:
u vunë në pranga shtetasit B. Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis gati për shitje. Sasitë e lëndve narkotike i mbanin të fshehura ne qëllim shmangien e kontrollit policor.
Po në vijim të operacionit, u vu në pranga shtetasi B. K., 49 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit B. K. (djali i 49-vjeçarit) dhe K. Ç.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe kontrollit fizik, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen.
Ndërsa shtetasit B. K., 18 vjeç (djali i 49-vjeçarit), iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe shtetasit K. Ç. iu gjet një tabelë policie në automjetin e tij, të parkuar në afërsi të lokalit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments