top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRANË | INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ARTUR METANI: REFORMA NË DREJTËSI KA KRIJUAR ARKITEKTURË TË RE INSTITUCIONALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i Republikës së Shqipërisë, Artur Metani, zhvilloi një leksion të hapur me studentët e degës së drejtësisë në një universitet privat.


Inspektori i Lartë Metani tha se reforma në drejtësi ka krijuar një arkitekturë të re institucionale, e cila, përbën një strukturë të qëndrueshme dhe funksionale.


Një ndër arritjet kryesore të kësaj reforme tha ai është fakti që sot gjyqtarët dhe prokurorët ushtrojnë detyrën e tyre pa trysni apo presion, falë mekanizmave ligjorë dhe kushtetues që garantojnë hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të mundshme.


Ai shtoi gjithashtu se si vihet në lëvizje institucioni që ai drejton, duke theksuar se procesi nis kryesisht nga ankesat e qytetarëve dhe institucioneve, por edhe me iniciativë të vetë ILD-së, bazuar në informacione të siguruara, përfshirë edhe nga mediat, por duhet që ankesat të jenë të qarta dhe të detajuara, duke përfshirë identitetin e gjyqtarit dhe përshkrimin konkret të shkeljes së pretenduar.


Ai shpjegoi tre fazat e trajtimit të një ankese.


Verifikimin fillestar, hetimin mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe procedimin disiplinor.


Ndër shkeljet më të shpeshta të konstatuara përmendi vonesat në zbardhjen e vendimeve, të cilat shpesh lidhen me ngarkesën e lartë të trupës gjyqësore.


Qytetarët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e tij pranë organeve përkatëse, si mekanizma kontrolli, si dhe vuri në dukje rëndësinë e inspektimeve në sistemin e drejtësisë, të cilat kontribuojnë në rritjen e performancës dhe besueshmërisë së tij.


Sipas tij Vetingu ka sjellë përgjysmimin e numrit të gjyqtarëve, duke krijuar një ngarkesë të shtuar në sistem, por duke mbetur një proces i domosdoshëm për rritjen e integritetit dhe besimit publik.


Pranë ILD-së janë depozituar mbi 9 mijë ankesa, nga të cilat më shumë se 6700 janë trajtuar.


Nga këto, janë zhvilluar rreth 150 hetime ndaj magjistratëve dhe janë iniciuar 53 procedime disiplinore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page