top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: ADI ÇAPUNAJ U ARRESTUA; 30 MIJË € VJEDHJE NË NJË BANESË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Andi Çapunaj, me moshë 49 vjeç.


Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “November”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda.


Në nëntor 2024, bashkëpunoi për vjedhjen në një banesë, të 30 000 eurove dhe sendeve me vlerë të konsiderueshme, kapet 49-vjeçari.


Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”.


Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.


Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.


Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në


bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.


Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page