top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TERRAÇINË (TERRACINA); LATINË; ITALI | ÇATIA E NJË RESTORANTI U SHEMB; 7 TË PLAGOSUR; NJË VAJZË E PLAGOSUR RËNDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 7
  • 1 min read
ree

Terraçinë (Terracina), Latinë, Itali | Shembja e çatisë së një restoranti në Terraçinë (Terracina) deri më tani ka lënë shtatë persona të plagosur, përfshirë një vajzë në gjendje të rëndë.


Incidenti ngjau në mbrëmje në një restorant të famshëm në qendër të bregdetit dhe resortit turistik në provincën e Latinës.


Automjetet e shpëtimit janë aktivizuar në rrugën (Via) Tripoli. Në vendngjarje ka karabinierë, policë dhe ambulanca të 118-ës dhe zjarrfikës.


Të gjithë të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës.


E gjithë zona është mbyllur për trafik. Shkaqet e shembjes ende nuk janë sqaruar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page