FRANCË: FLAKË NË NJË NËNSTACION ELEKTRIK NË NISË; 45 MIJË SHTËPI PA ENERGJI ELEKTRIKE; PROKURORIA THA SE ËSHTË VEPËR E NJË BANDE KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Nicë, Francë | Një zjarrvënie e qëllimshme shpërtheu gjatë natës në një nënstacion elektrik të vendosur në lagjen Moulins, në perëndim të Nicës.
Sipas Prokurorit Publik të Nicës, Damien Martinelli, këto janë dëme të qëllimshme, me hetime të hapura për shkatërrim nga zjarrvënia nga një bandë e organizuar.
Zjarri përfshiu një transformator në Avenue Paul Montel, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike që preku deri në 45000 shtëpi gjatë natës.
Sipas prokurorëve, energjia elektrike u rikthye rreth orës 6 të mëngjesit.
Shërbimi Ndërdikasterial i Policisë Gjyqësore është caktuar për hetimin, ndërsa po vlerësohet shkalla e dëmit material.
Kryetari i bashkisë së Nicës, Kristian (Christian) Estrosi denoncoi natyrën keqdashëse të zjarrit duke njoftuar qëllimin e tij për të paraqitur një ankesë zyrtare në emër të qytetit.
“Ne nuk do të tolerojmë akte kriminale që prekin shërbimet thelbësore për popullsinë”, shkroi kryebashkiaku nԯ rrjetin social virtual Iks (X).
Episodi është pjesë e një konteksti të vëmendjes në rritje ndaj sigurisë së infrastrukturave kritike, veçanërisht pas një episodi të ngjashëm që ndodhi dje në Kanë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios