top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TENZIN GIACO (GYATSO) OSE DALAI LAMA I 14-të MBUSHI 90 VJEÇ | DEKLAROI SE ËNDËRRON TË JETOJË EDHE 30 OSE 40 VJET TË TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5
  • 1 min read
ree

Himalaje, Indi | Në prag të ditëlindjes së tij të 90-të, Dalai Lama ndau ëndrrën e tij për të jetuar edhe 30 ose 40 vjet”, tha ai gjatë një shërbese lutjeje ku morën pjesë mijëra besimtarë në McLeod Ganj, në rrëzë të Himalajeve indiane.


Udhëheqësi shpirtëror i komunitetit tibetian, i cili, konfirmoi të mërkurën se një pasardhës do të zgjidhet pas vdekjes së tij, do të përfundojë një javë festimesh në nder të tij të dielën.

 

Ndërkohë, mijëra besimtarë të Tenzin Gyatso-s (emri i tij i vërtetë) u kanë rënë daulleve dhe brirëve në manastirin ku ai jeton në mërgim.


Kam bërë çmos deri më tani dhe shpresoj të jetoj edhe 30 ose 40 vjet të tjera, duke vazhduar t'u shërbej qenieve të ndjeshme dhe Dharmës së Budës”, tha ai, i mbështjellë me rrobën e tij tradicionale dhe shallin e verdhë.


I lindur më 6 korrik 1935, Tenzin Giaco (Gyatso) u bë Dalai Lama i 14-të në moshën dy vjeç, i identifikuar siç duhet nga tradita budiste si rimishërimi i paraardhësit të tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page