top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DALAI LAMA BOTOI LIBËR KU KA SHKRUAR SE PASARDHËSI I TIJ DO TË LINDË NË BOTËN E LIRË; JO NË KINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 12
  • 2 min read
ree

Taipei, Kinë | Dalai Lama parashikon se pasardhësi i tij do të rimishërohet jashtë Kinës, në botën e lirë, shkruan ai në një libër të ri, duke hedhur poshtë parashikimin e tij të mëparshëm se linja e udhëheqësve shpirtërorë budistë tibetianë mund të përfundojë me vdekjen e tij.

 

Një pretendim i ri, shkruan gazeta britanike Rpjtari (The Guardian), i cili vazhdon sfidën me Pekinin për Tibetin, nga i cili 89-vjeçari Tenzin Gyatso, Dalai Lama dhe monarku i 14-të, iku në moshën 23-vjeçare me mijëra ndjekës tibetianë pas aneksimit ushtarak të rajonit të madh nga Kina komuniste e Mao Ce Dunit në 1959.

 

Për më shumë se 60 vjet, Dalai Lama, i vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1989 dhe i konsideruar si separatist nga Pekini, ka jetuar në mërgim në manastirin Kirti në Dharamshala, në Indinë veriore.

 

Në librin e tij, Dalai Lama thotë se ai ka marrë peticione të shumta për më shumë se një dekadë nga shumë tibetianë, duke përfshirë murgj, pleq dhe të mërguar jashtë vendit, të gjithë më kërkojnë të sigurohem që prejardhja e Dalai Lamës të vazhdojë.

 

Tradita tibetiane thotë se shpirti i një murgu budist të moshuar rimishërohet në trupin e një fëmije pas vdekjes së tij.

 

Dalai Lama aktual u identifikua si rimishërimi i paraardhësit të tij kur ai ishte dy vjeç.

 

Në libër ai profetizon se pasardhësi i tij do të lindë për herë të parë në atë që ai e quan bota e lirë, domethënë jashtë Kinës.

 

Duke qenë se qëllimi i rimishërimit është të vazhdojë punën e paraardhësit, Dalai Lama i ri do të lindë në botën e lirë, në mënyrë që misioni tradicional i Dalai Lamës për të qenë zëri i dhembshurisë universale, lideri shpirtëror i budizmit tibetian dhe simboli i Tibetit që mishëron aspiratat e popullit tibetian, do të vazhdojë …”, shkruan Dalai Lama.

 

Libri, të cilin autori e quan një tregim të marrëdhënieve të tij me udhëheqësit kinezë gjatë shtatë dekadave, po botohet sot në Shtetet e Bashkuara nga z. Uilliam Morou (William Morrow) dhe në Britani nga HarperNonFiction, me botimin e HarperCollins për t'u ndjekur në Indi dhe vende të tjera.

 

Gazeta britanike Rojtari (The Guardian) pyeti një zëdhënës të ministrisë së jashtme kineze në lidhje me pretendimet e librit, i cili tha se Dalai Lama është një mërgim politik i angazhuar në aktivitete separatiste kundër Kinës nën maskën e fesë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page