TENSIONOHEN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE MIDIS DY MBRETËRIVE | NJËRA TËRHEQ AMBASADORIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 29, 2023
- 1 min read

Stokolm, Suedi | Mbretëria e Marokut vendosi të tërheqë ambasadorin e saj nga Mbretëria e Suedisë, në shenjë revolte ndaj aktit të djegjes së librit të Kuranit, në ditën e Kurban Bajramit, në Suedi. “Qeveria suedeze, edhe një herë, miratoi një demonstratë (…) gjatë së cilës Kurani i Shenjtë u dogj para një xhamie islame në Stokholm. Ky akt i ri fyes dhe i papërgjegjshëm sfidon ndjenjat e më shumë se një miliard myslimanëve në këtë periudhë të shenjtë të pelegrinazhit të madh në Mekë dhe festës së bekuar të Kurban Bajramit”, tha diplomacia marokene, në një deklaratë për mediat. “Përballë këtyre provokimeve të përsëritura, të kryera nën vështrimin dashamirës të qeverisë suedeze”, dhe me urdhër të mbretit maroken Mohammed VI, i ngarkuari me punë i Mbretërisë së Suedisë në Rabat, u thirr të mërkurën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Marokut, ku iu shpreh “dënimi më të fortë nga Mbretëria e Marokut për këtë fyerje dhe refuzimin e këtij akti të papranueshëm”, thuhet në përmbajtjen e njoftimit për shtyp. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments