top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TENSIONE MIDIS FILIPINEVE DHE KINËS | MANILA THËRRITI NË DËGJESË AMBASADORIN KINEZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23, 2023
  • 1 min read

Manila, Filipine | Akuza është për veprime provokative, të papërgjegjshme dhe të paligjshme që rrezikuan sigurinë e ekuipazhit të anijes filipinase.


Tensionet rriten në kupë të qiellit, në Detin e Kinës Jugore: Filipinet kanë thirrur ambasadorin kinez, për një protestë zyrtare, pasi akuzuan një anije të Rojës Bregdetare kineze se u përplas me një anije furnizimi filipinase, në zonën e diskutueshme detare.


Manovrat e rrezikshme bllokuese të anijes 5203 të Rojës Bregdetare Kineze - pretendon Manila - shkaktuan përplasjen me anijen e furnizimit të Forcave të Armatosura Filipine në Spratleys, rreth 25 kilometra nga atoli i dytë Thomas Shoal, ku ka vend Marina Filipine.


Akuza është për veprime provokuese, të papërgjegjshme dhe të paligjshme, që rrezikuan sigurinë e ekuipazhit të anijes filipinase Unaiza May, në zonën Ayungin Shoal.


Ne po i shfrytëzojmë plotësisht të gjitha proceset diplomatike në dispozicion, duke përfshirë thirrjen e ambasadorit kinez, gjë që bëmë këtë mëngjes”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Teresita Daza.


Anija ushtarake filipinase BRP Sierra Madre ndodhet në zonë, të cilën, Marina e Manilës e furnizon për të pasur një prani në një zonë detare, rreth së cilës, Pekini ka bërë shumë presion vitet e fundit.


Para deklaratës së Filipineve, autoritetet kineze kishin njoftuar se kishin bllokuar legalisht anijet filipinase që transportonin materiale ndërtimi ilegale në tokën e diskutueshme.


Kina pretendon pronësinë e 85% të Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë pjesët e pretenduara si të sajat, nga Vietnami dhe Filipinet.


Në disa zona të diskutueshme, marina kineze ka ndërtuar baza ushtarake, në ishuj që janë pak më shumë se grupe shkëmbinjsh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page