TAJLANDË | TË PAKTËN 27 VETA MBETËN TË VDEKUR NGA ZJARRI QË RA NË NJË BAR NË BANGKOK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bankog, Tajlandë | Të paktën 27 veta kanë vdekur në një zjarr në një bar në kryeqytetin tajlandez, Bangkok. Kryeministri tajlandez Anutin Çarnvirakul e pohoi këtë ngjarje fatkeqe për gazetarët.
Sipas punonjësve të shpëtimit, zjarri u raportua rreth mesnatës (ora vendore). Pamjet tregojnë një top zjarri masiv që shpërthen nga hyrja e barit në veri të kryeqytetit tajlandez. Ndërkohë, njerëzit po përpiqen të ikin.
Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul u tha gazetarëve në vendngjarje se, përveç viktimave, disa persona ishin dërguar në spital. Ai tha gjithashtu se shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments