SUPER MODELJA BELLA HADID MBËSHTETSE E FLAKTË E PALESTINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Supermodelja amerikane Bella Hadid, e cila, më parë ka qenë në lidhje me yllin e futbollit amerikan, Odell Beckham Jr., tha: “Tani ju njoftoj se po mbështes me shumë pasion kauzën e Palestinës, si dhe po mbroj dhe ndihmoj refugjatët sirianë në bursa arsimore, duke ndihmuar nga ana mjekësore. Duke shpresuar që duke e bërë këtë, ata të mund të arrijnë një shans të dytë në jetë.”
Ndër vite, supermodelja amerikane Bella Hadid ka thënë gjithmonë mendimin e saj, kur bëhet fjalë për çështjet Izrael-Palestinë.
E ardhur nga një prejardhje gjaku në Palestinë, nga babai i saj, Bella lidhet thellësisht me komunitetin mysliman dhe Palestinën.
“Edhe nëse karriera ime ndalet, unë kurrë nuk do të ndaloj së mbështeturi Palestinën”, tha Bella Hadid.
“Unë nuk kam frikë të humbas punën e modelingut dhe do të vazhdoj të flas për Palestinën”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments