top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMET TERRORISTE NË BRUKSEL: DËNIME SHEMBULLORE PËR TERRORISTËT ISLAMIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Z. Salah Abdeslam, dhe z. Mohamed Abrini u dënuan me 20, dhe 30 vjet heqje lirie, për sulmet terroriste në ndodhura në Bruksel, në vitin 2016.


Prokuroria belge kishte kërkuar dënim të përjetshëm.


Përpos sa më lart, u morën 6 dënime të tjera, konkretisht:


1- Z. Oussama Atar u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë, për shkak se kishte vdekur.


2- Z. Sofien Ayari me 20 vjet heqje lirie.


3- Z. Ali El Haddad Asufime 20 vjet heqje lirie.


4- Z. Hervé Bayingana-Muhiwara me 20 vjet heqje lirie.


5- Z. Osama Krayem dënim i përjetshëm.


6- Z. Bilal El Makhoukhi dënim i përjetshëm.


Katër prej tyre ishin shpallur fajtorë për vrasje, në një kontekst terrorist, dy për pjesëmarrje terroriste.


Z. Abdeslam është i vetmi i mbijetuar i komandos xhihadiste përgjegjëse për sulmet në Paris, më 13 nëntor 2015, për të cilat, ai u dënua me burgim të përjetshëm.


Z. Abrini gjithashtu ishte paditur për pjesëmarrje në të njëjtat sulme.


Në sulmet e 22 marsit 2016, 35 persona humbën jetën, ndërsa mbi 300 u plagosën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page