top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDIUESI EROS HOXHA DENONCON DIKTATORIN STALINIST SE PËRDORTE GJAK FËMIJËSH PËR T’U KURUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Studiuesi Eros Hoxha, solli më shumë detaje rreth teorisë së përdorimit të gjakut të foshnjave nga diktatori stalinist Enver Hoxha, detaje të cilat ai i parashtroi në mënyrë televizive në emisionin “Shqipëria Live”, duke deklaruar se Enver Hoxha përdori gjakun e 27 foshnjave për t’u kuruar nga sëmundjet e ndryshme, trajtim që sipas tij iu bë në dy mënyra.


Në vitin 1973 u përhap një thashethemnajë e cila kishte si objekt diktatorin stalinist Enver Hoxha, i cili, atë botë ishte i pllakosur nga sëmundja e diabetit, por ishte gjithashtu edhe nën ndikimin malinj të një infarkti në zemër, ky i fundit i ndodhur në vitin 1972, dhe më pas i rindodhur në edhe një herë tjetër në vitin 1973.


Atëbotë në Tiranë flitej për një teori tejt rrënqethëse, sipas së cilës në maternitetin e kryeqytetit, kishin ndërruar jetë 27 foshnja të sapolindura, vdekja e të cilave u mbajt e fshehtë.

Nën zë aludohej se gjaku i tyre, do të përdorej për t’i bërë transfuzion gjaku diktatorit stalinist Enver Hoxha.


U propagandua se vdekja e foshnjave lidhej me ekzistencën e një infeksioni në ambientet e brendshme të maternitetit, dhe të kushteve të këqija higjienikë. Ata mjekë që guxuan të ankoheshin, u ndëshkuan në format tipike që aplikonte regjimi.


Studiuesi Eros Hoxha, gjatë daljes së tij televizive, solli më shumë detaje rreth kësaj teorie, duke thënë se: “Lideri diktatorial Enver Hoxha vuante nga diabeti, dhe nga zëmundje zemre, ndërsa shtoi se ka disa mënyra si ky kurim bëhej.


Janë informacione indirekte.

Shteti shqiptar në atë kohë donte ta kuronte diktatorin pas sëmundjes në vitin 1973, thuhej se vuante nga diabeti dhe nga problemet e zemrës.

Ky trajtim mjekësor mund të jetë bërë për kurimin e zemrës ose të pankreasit.

Mënyra e parë bëhet nëpërmjet kordonit që lidh foshnjën me nënën, dhe tjetra me qelizat staminale. Ka pasur foshnja që kanë humbur jetën, dhe thuhet se janë përdorur për këtë gjë. – tha z. Hoxha.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page