KONFEDERATA E ZVICRËS | PRITET NDARJE E RE ME KISHËN KATOLIKE; LEFEBRIANËT JANË PËR NDARJE PËR SHKAQE KONCEPTESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 43 minutes ago
- 2 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Në Ekon (Écone) të Zvicrës, Lefebrianët po përgatiten për ndarjen e tyre zyrtare nga Kisha Katolike.
Shugurimi i katër peshkopëve i planifikuar për 1 korrik do t'i detyrojë ata të braktisin Kishën Katolike Romake.
Sot ata kanë dy peshkopë, 733 priftërinj, 145 murgj dhe 250 murgesha.
Marsel (Marcel) Lefebvre (1905-1991) ishte një kryepeshkop francez katolik romak dhe një nga figurat më të shquara dhe më kontraverse në katolicizmin tradicional në shekullin e 20-të.
Ai u bë i famshëm në botë për kundërshtimin e tij të hapur ndaj reformave të Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit.
Më 30 qershor 1988, ai shuguroi katër peshkopë për të siguruar trashëgiminë apostolike për lëvizjen e tij. Ai u shkishërua.
Papa Benedikti XVI-të, u përpoq t'i rikthente ata duke hequr shkishërimin.
Papa Françesku i mbylli derën.
Abati i ri është Don Davide Pagliarani, i cili vendosi të shkëputej nga Papa Leo XIV-të.
U njoftua shugurimi i zviceranit Paskal Shreibër (Pascal Schreiber), amerikanit Majkll (Michael Goldand) dhe francezëve Mishél Puensiné dë Sivrí (Michel Poincinné de Sivry) dhe Mark Anapie (Marc Anapier). Kjo rezultoi në një ndarje përfundimtare me Romën.
“Sigurisht, përçarja midis të krishterëve është gjithmonë një pikë e dhimbshme. Nëse bëjnë këtë zgjedhje, më vjen keq, por ne duhet të ecim përpara”, tha Papa, por ata refuzojnë të pranojnë disa elementë themelorë të Kishës, duke filluar me disa pika nga Këshilli (Koncili) i Dytë i Vatikanit.
Sipas Lefebrianëve, Papa Leo XIV-të gjeti kohën për t’u takuar me Bed Banin (Bad Bunny) dhe nuk gjen dot kohë për t’i pranuar Lefebrianët.
“Shkishërimi do të jetë automatik (latae sententiae). Dhe për të shmangur ndarjen, do të nevojitej një mrekulli”, u tha në Vatikan.
Shoqëria e Shën Piut X (SSPX), anëtarët e së cilës njihen gjerësisht si Lefebvreistë sipas themeluesit të tyre, Kryepeshkopit Marsel (Marcel) Lefebvre, është një grup prej afërsisht 150 mijë ish-katolikësh romakë që nuk pajtohen me disa elementë të Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit, duke filluar me reformën e liturgjisë.
Ata hedhin gjithashtu poshtë deklaratën e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit, Dignitatis Humanae, e cila e përcakton lirinë fetare si një të drejtë njerëzore, si dhe mësimet e përfshira në Deklaratën Kushtetuese mbi Kishën (Lumen Gentium) dhe Deklaratën mbi Marrëdhëniet e Kishës me Fetë Jo-të Krishtera (Nostra Aetate), të cilat pohojnë besëlidhjen e Zotit me popullin hebre dhe hedhin poshtë besimin se hebrenjtë si popull mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Jezusit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments