FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: KUSHTET E MOSKËS PËR TERRITORET DHE NATO-n MBETEN TË PANDRYSHUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 60 minutes ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Kushtet e Rusisë për arritjen e një paqeje të negociuar në Ukrainë nuk kanë ndryshuar, si territorialisht, ashtu edhe në aspektin e kërkesës ndaj Kievit për të hequr dorë nga anëtarësimi në NATO”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Qëndrimi ynë është i njohur mirë dhe nuk ka ndryshuar. Qëndrimi ynë u përcaktua dy vjet më parë nga kreu i shtetit në një fjalim në Ministrinë e Jashtme”, tha zëdhënësi Peskov.
“Ky qëndrim rus është i njohur mirë për regjimin e Kievit, është i njohur mirë për negociatorët amerikanë dhe është shumë konsistent”, tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments