PEMA E PARË E LINDUR NGA FARAT HAPËSINORE: E MBJELLË NË EL SALVADOR PAS 371 DITËSH UDHËTIMI NË KOZMOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 20, 2024
- 1 min read
El Salvador | Një pemë e rritur nga farat hapësinore është mbjellë për herë të parë në Amerikën Latine.
Është një maquilishuat, bima kombëtare e El Salvadorit, farat e së cilës udhëtuan larg Tokës së bashku me astronautin e lindur në Salvador, Frank Rubio.
Shembulli tani mund të shihet në Muzeun e Fëmijëve Tin Marín në San Salvador pasi kaloi 371 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
“Jemi shumë të lumtur që pranojmë këtë pemë e cila simbolizon frytin e një udhëtimi plot shpresë dhe shumë mund. Na kujton se qëllimet mund të arrihen dhe se vajzat dhe djemtë e El Salvadorit mund të realizojnë të gjitha ëndrrat e tyre”, tha drejtori i Tin Marín, Juan Karlos (Carlos) Novoa.
Nga 16 farat që astronauti Rubio solli në kozmos, vetëm një është arritur të mbijë pasi u mboll më 12 prillin e kaluar.
Për këtë arsye u pagëzua me pseudonimin “Maqui”, i zgjedhur nga një listë e gjatë sugjerimesh të marra në mediat sociale.
Maquilishuat (Tabebuia rosea, e quajtur edhe pema e trombës rozë) është ideale për ripyllëzimin dhe projekte për ruajtjen e mjedisit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments