top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPANJË: TË DJATHTËT DOLËN NË PROTESTË | “DITË HISTORIKE KUNDËR SANÇEZIT PËR TË MBROJTUR SPANJËN”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12, 2023
  • 1 min read

Madrid, Spanjë | Sot është një ditë historike. Është hera e parë që Partia Popullore mbledh të gjithë spanjollët në të gjithë vendin, miliona njerëz po na shikojnë. Vëmendja e gjithë botës është tek ne, veçanërisht nga Evropa. Sançezi (Sanchez) bleu votat e nevojshme për të shkuar në qeveri në këmbim të mosndëshkimit për aleatët e tij. Këtu nuk ka vetëm votues të partive popullore, kjo demonstratë shkon përtej identitetit të partive. Sot ju jeni këtu sepse keni parime. Dhe që doni t'ju respektojnë të gjithë, jeni këtu sepse e doni Spanjën, vendin e të gjithëve, që ka histori shekullore, historinë tonë”, tha kreu i PP-së, Alberto Nunez Fijòo, në fjalimin e tij, në demonstratën në Puerta del Sol, në qendër të Madridit. Demonstratat e partisë sime janë dhe do të jenë të ligjshme. Jemi kundër dhunës së disave. Ne mbrojmë policinë. Janë ata që nuk respektojnë ligjin, ata që miratojnë amnistinë që është në kundërshtim me ligjin. Shumica spanjolle nuk hesht më”, tha ai.


Partia Voks (Vox), partia spanjolle ultra e djathtë, njoftoi në rrjetet sociale se do të marrë pjesë edhe në protestat që do të zhvillohen para selive të Partisë Socialiste në orët në vijim.


Le të ndalojmë grushtin e shtetit të Sançezit (Sanchez)! Mobilizim i vazhdueshëm dhe në rritje!”, lexohet në llogaritë e Voksit (Vox).


Sipas Partisë Popullore, dy milionë njerëz morën pjesë në demonstratat e mbajtura në 52 kryeqytetet spanjolle.


Disa burime qeveritare flasin për 400 mijë njerëz.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page