top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u SEKUESTROI PASURI MATERIALE ME VLERË 12 MILIONË € NË PRONËSI TË ERVIN ZEQIRIT DHE JUXHIN DRAZHIT + FAMILJARËVE TË TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 28
  • 4 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Gjykatën e Posaçme (GjKKO) sekuestruan:

1- Pasuri materiale me vlerë 12 milionë euro në pronësi të:

a- Z. Ervin Zeqirit.

b- Z. Juxhin Drazhit (dhe familjarëve të tyre).


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.


Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale.


Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025.


Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim. Përmes vendimit nr.39 të datës 20.06.2025, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi sekuestrimin e tyre.


Vendimi u zbatua nga hetuesit financiarë të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më datë 27.06.2025.


Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.


Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:


Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.


Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;


Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;


Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;


Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);


Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;


Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;


Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;


Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;


Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.


Procedimi penal nr.36/2019 është regjistruar për veprat penale:“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal, janë evidentuar pasuri të cilët dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.


Procedimi pasuror nr. 10/2025 u regjistrua me qëllim verifikimin e pasurive të subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, në total 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal në të dy vendet.


Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.


Hetimi pasuror lidhur me të gjithë subjektet vazhdon, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page