SPAK I SEKUESTROI 1 MILION € PASURI OLTION BISTRIT | I REKRUTUAR NGA PËLLUMB GJOKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 31, 2024
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i sekuestroi 1 milionë euro pasuri materiale ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, ky i fundit, i arrestuar më 27 korrik 2023.
Arrestimi i z. Bitri u krye pas thyerje së platformës së komunikimeve të koduara “SKY”, thyerje e cila u krye nga autoritetet europiane të hteimit dhe të ndjekjes penale, të cilat, më pas transkriptuan mesazhet që gjendeshin brenda saj, dhe ua nisën autoriteteve shqiptare të hetimit penal, me qëllim që këto të fundit të vinin përpara përgjegjësisë penale të përfshirët në akte kriminale tejet të rënda.
Z. Oltion Bistri, u arrestua nga SPAK më 27 korrik 2023, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Z. Bitri rezultonte i përfshirë në komunikime me z. Pëllumb Gjoka (sipërmarrës strategjik, edhe ky i fundit tashmë i arrestuar), por edhe ish-sipërmarrës i përfshsirë në veprimtarinë e lojërave të fatit në Tiranë.
Ja disa nga mesazhet që z. Bistri i dërgonte z. Gjoka në platformën e koduar.
Z. Bistri: S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k…n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin.
Më një fjalë, z. Bistri që atë kohë ishte shefi i Komisariatit Nr.2 (në vitin 2019), refuzonte të zbatonte ligjet, kundër veprimtarisë së paligjshme në lojrat e fatit të z. Pëllumb Gjoka, dhe kjo, sepse, “i kishte dhënë llafin”.
Z. Bistri i shkruan z. Gjoka: Nesër mos e hap. Këto dy tre ditë. Mos i thuaj njeri. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty do të them vetë. Mirë është mos të jetë hapur.
Z. Bistri i shkruan z, Gjoka: Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet.
Z. Bistri i shkruan z. Gjoka: E di, por tani takova të madhin edhe më tha e shtymë për nesër në darke ndaj.
Z. Bistri i shkruan z. Gjoka: Ky i fundit shkruan, tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjell emrat dhe vendet. Dr tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua* vetë ska nevojë.
(*Rebani Jaupi, ish-Drejtor i Policisë së Tiranës).
Nga sa më sipër, duket se z. Bistri i bën me dije z. Gjoka se z. Jaupi do ta heqë pikën e z. gjoka nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.
“Për shkak të detyrës së tij si Shef i Kom.Pol. nr.2 ai ishte përgjegjës për të luftuar kriminalitetin në zonën që mbulonte ai komisariat. Ky shtetas megjithëse ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të ushtrimit të lojërave të fatit nga ana e personit nën hetim Pëllumb Gjoka nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar veprimtarinë e kundërligjshme.
Në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit si edhe në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, por përkundrazi kujdesej që aktiviteti i kundërligjshëm Pëllumb Gjoka të mos zbulohej. I hetuari Bistri kujdesej që i hetuari Gjoka të ushtronte i qetë aktivitetin e paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.”
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments