“SORONE”; FSHATI XARË; SARANDË | ARDIT KOÇI (BANUES NË FSHATIN KARBUNARË TË LUSHNJËS) U ARRESTUA; NJË EMIGRANT PAKISTANEZ PËR TRAFIKIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2
- 2 min read

“Sorone”, Fshati Xarë, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ardit Koçi, me moshë 29 vjeç, banues në fshatin Karbunarë të Lushnjës.
Njoftim | Xarë, Sarandë.
Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Vihet në pranga një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë.
Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.
Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments