SARANDË | U ARRESTUAN MAJKO SHAHINI; ARJAN SKURA; MARIO RAKIPI; VJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 hours ago
- 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Majko Shahini, me moshë 23 vjeç.
2- Z. Arjan Skura, me moshë 19 vjeç.
3- Z. Mario Rakipi, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | Sarandë.
Zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjeje, ndalohen 3 autorë të dyshuar.
Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht:
• u ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:
– më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;
– më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;
– më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.
• po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments