top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E POSAÇME (SPAK) KONTROLLOI ZYRËN DHE BANESËN E OLIGARKUT ARTAN DULAKU NË KUADËR TË HETIMEVE PENALE PARAPRAKE PËR BAZËN DETARE TË LIMIONIT NË SARANDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kontrolloi zyrën dhe banesën e:

1- Z. Artan Dulaku.


Veprimet proceduriale penale u ndërmorën në kuadër të hetimeve penale paraprake për portin e Limionit në Sarandë.


Për të mos lejuar tjetërsimin e pronës së Ushtrisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi Bazën Detare të Limionit në Sarandë.


Hetimi penal paraprak nisi pas kallëzimit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të ish-zëvendëskomandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, në vitin 2021.


Ai u ankua kundër vendimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i cili, në datën 1 korrik të vitit 2020 vendosi që Baza Detare e Limionit me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrore, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike një (1) € bashkimit të 2 shoqërive tregtare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page