RRUGA “LEFTER TALO”; SARANDË | ALEKSANDRO GUNELLA U ARRESTUA; DREJTONTE NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT AUTOMJETIN TIP “CHEVROLET” ME TARGË GREKE HNZ 4022 ME TË CILIN U PËRPLAS ME NJË SHTYLLË ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Rruga “Lefter Talo”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Aleksandro Gunella, me moshë 18 vjeç.
Ai u përfshi në një aksident automobilistik nën ndikimin e alkoolit, që ngjau përballë hotelit të emërtuar “Star”, ku një automjet tip “Chevrolet”, me targë greke HNZ 4022, u përplas me një shtyllë elektrike.
Si pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments