SOKOL SINOMATI PËRFITOI NGA AMNISTIA: U ARRESTUA SËRISH SEPSE KA PËR TË SHLYER 12 VJET BURG NË ITALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 25, 2024
- 1 min read
Updated: Apr 26, 2024
Vlorë, Shqipëri | Z. Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, babai i z. Gëzim Sinimati, i cili u vra me armë zjarri të llojit snajper në muajin janar në Vlorë, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale.
Pak orë pas lirimit nga burgu ai u arrestua sërish.
Kjo për shkak se ndaj tij është në fuqi një vendim penal i shqiptuar nga autoritetet italiane të gjykimit penal të cilat e kanë dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge.
Kumtohet se vendimi i drejtësisë penale italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi z. Sinomati është liruar.
Z. Sinomataj është një prej njerëzve më të afërt të z. Gazmir alias Gazmend Brakajt, i njohur me nofkën “Gaxhai”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















