TIRANË | AMBASADORI I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN SILVIO GONXATO (GONZATO): ROLI I MEDIAS SË PAVARUR ËSHTË KYÇ NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 2
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato) tha se lufta kundër dezinformimit ka të bëjë me promovimin e mediave të pavarura dhe profesionale, si edhe forcimin e lirisë së shprehjes.
“Dezinformimi ndikon në debatin publik, e polarizon atë, mbjell dyshime dhe minon demokracitë tona.
Gënjeshtra përhapet shpejt, përgënjeshtrimi do punë. Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve dhe ne e kaluam së bashku me ata që punojnë çdo ditë për të sjellë informacion të saktë, të verifikuar dhe transparent për shqiptarët”, tha Ambasadori Gonzato.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments