top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKENARI I TMERRSHËM: GRATË IZRAELITE TË MARRA PENG MUND TË KENË MBETUR SHTATZËNA PAS PËRDHUNIMEVE TË MILICËVE TË HAMASIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15, 2024
  • 2 min read

Tel Aviv, Izrael | Konsultimet janë duke u zhvilluar mes zyrtarëve izraelitë të shëndetësisë, ende të një natyre paraprake dhe diskrete, në të cilat, po trajtohet një skenar i tmerrshëm: pra, mundësia që gratë e mbajtura peng nga Hamasi të jenë përdhunuar, dhe pas kthimit të tyre në Izrael, mund të jetë në një gjendje shtatzënie, në një fazë të avancuar.

Lajmi është bërë i ditur nga enti mediatik Maariv, sipas të cilit, nuk ka shifra konkrete në lidhje me këtë.

Ndonëse gazeta vë në dukje me një ton alarmues, se episodet e përdhunimeve kundër izraelitëve, ndodhën që në 7 tetor 2023, dhe më pas u shtuan informacione në lidhje me dhunëime të tjera të mundshme seksuale, të vuajtura nga gratë, ende të përfshira në mesin e 136 izraelitëve të mbajtur peng në Gaza.

Shqetësimit në mjediset shëndetësore i shtohen edhe kushtet e degraduara higjienike të këtyre paraburgimeve, me mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të rrezikshme për shëndetin e grave pengje.

Pastaj është aspekti shkatërrues psikologjik i shtatzënisë për shkak të përdhunimit në ato rrethana.

Truri nuk mund ta kuptojë as situatën e një gruaje që duhet të provojë një shtatzëni, që rezulton nga një përdhunim i kryer nga një vrasës terrorist”, tha profesor Tal Biran, nga qendra mjekësore Meir në Kfa Saba (Tel Aviv).

Çështja diskutohet dhe hulumtohet në thellësi, nga ekipe gjinekologësh dhe psikologësh.

Ndërkohë, enti mediatik Maariv vëren se në Izrael abortet autorizohen nga një komision i posaçëm deri në javën e 24-të të shtatzënisë.

Në periudhat pasuese është i nevojshëm edhe pëlqimi i një komisioni të dytë.

Në këtë rast konkret - sipas entit mediatik Maariv - supozohet se një grua e interesuar për të ndërprerë shtatzëninë pas burgimit në Gaza do të autorizohej, nëse nuk do të shfaqeshin probleme serioze shëndetësore.

Sa më shumë ditë që kalojnë, aq më e mprehtë bëhet çështja”, vuri në dukje profesor Haggai Levin, kreu i mjekësisë publike në Izrael.

Shtatzani të tilla mund të pësojnë komplikime për shkak të stresit, mjediseve johigjienike, dhe mungesës së ndihmës mjekësore. Nëse, mes të burgosurve ka një grua që ka mbetur shtatzënë pas një përdhunimi - përfundoi ai - ajo duhet të kthehet në Izrael me urgjencën më të madhe.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page