top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIRI | QINDRA TË BURGOSUR DO TË LIROHEN MBËSHTETUR MBI AMNISTINË E DEKRETUAR NGA PRESIDENTI I PËRKOHSHËM AHMAD AL-SHARAA; AMNISTIA PO PËRBALLET ME KRITIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Damask, Siri | Presidenti i përkohëshëm sirian Ahmad Sharaa ka lëshuar dekretin nr. 39 i vitit 2026, i cili, jep një amnisti të gjerë për krimet e kryera para se udhëheqja e tij të hynte në fuqi, duke parashikuar ulje të dënimeve, zhdukje totale për vepra të caktuara penale dhe kushte specifike për aksesin në përfitime.


Mediat e Damaskut raportuan se qindra të burgosur janë liruar tashmë në disa qytete anembanë vendit.


Dekreti shënon një datë kthese, 8 dhjetorin 2024, duke shënuar ndryshimin e regjimit sirian, me shpërbërjen e pushtetit dinastik të ish-diktatorit Asad dhe mbërritjen e Presidentit të përkohëshëm Sharaa dhe milicisë së tij, të mbështetur nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.


Sipas dekretit, para 8 dhjetorit 2024, krime të shumta sipas kodeve penale të zakonshme dhe ushtarake mund të amnistohen plotësisht, pavarësisht nga statusi i procedurave gjyqësore.


Dekreti ka ngritur tashmë kritika nga juristët sirianë, ekspertët kushtetues dhe avokatët, të cilët, vënë në dyshim bazën e tij ligjore, përputhshmërinë e tij me deklaratën kushtetuese të fazës kalimtare dhe përdorimin e amnistisë si një akt sovran dhe jo legjislativ.


Masa përjashton nga amnistia krime të tilla si tortura, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogës së rëndë dhe vepra të tjera të rënda penale, por përfshin kategori të gjera të krimeve ekonomike dhe ushtarake, si dhe përjashtime për të moshuarit dhe të burgosurit me sëmundje terminale.


Kritikët e masës argumentojnë se miratimi i një kriteri kohor dhe mbyllja prapavepruese e kategorive të tëra të krimeve rrezikon të minojë rolin e gjyqësorit dhe ta shndërrojë amnistinë në një mjet për menaxhimin politik të së kaluarës, në vend të një mase teknike ose humanitare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page