SIRI | NJË MAKINË-BOMBË NË DAMASK PËRPARA NDËRTESËS SË MINISTRISË SË MBROJTJES; NJË I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 46 minutes ago
- 1 min read
Damask, Siri | Numri i përkohshëm i të vdekurve nga një shpërthim me makinë-bombë në Damaskun qendror, pranë lagjes kryesisht të krishterë të Bab Sharqi, është të paktën një.
Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri dhe media vendore raportuan se shpërthimi ndodhi përpara një ndërtese që i përket Ministrisë së Mbrojtjes siriane dhe përpara mureve të qytetit të lashtë.
Forcat e sigurisë kanë ngritur një perimetër sigurie rreth zonës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments