top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIRI | PRESIDENTI I PËRKOHSHËM AHMED AL-SHARAA BËRI THIRRJE PËR ARMËPUSHIM SI PJESË E NJË MARRËVESHJEJE ME KREUN E FORCAVE KURDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 1 min read

Updated: Feb 21

Damask, Siri | Presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa bëri thirrje për një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje me kreun e forcave kurde dhe njoftoi se marrëveshja përfshin integrimin e forcave kurde në ushtrinë e Damaskut.


Marrëveshja për Sirinë - raportojnë mediat vendore - përcakton që kurdët do t'ia dorëzojnë menjëherë administrimin e Deir Ezzor-it dhe Rakës shtetit; dhe se, qeveria do të marrë përgjegjësinë për të burgosurit e ISIS-it dhe familjet e tyre.


Megjithatë, Presidenti i përkohshëm al-Sharaa, duke u takuar me të dërguarin e ShBA-ës Tom Berrek (Barrack), këmbënguli në sovranitetin e Damaskut mbi të gjithë vendin, ndërsa forcat e tij përparojnë kundër luftëtarëve kurdë që po tërhiqen në veri dhe lindje.


Presidenti i përkohshëm al-Sharaa riafirmoi unitetin dhe sovranitetin e Sirisë mbi të gjithë territorin e saj, rëndësinë e dialogut në këtë fazë dhe nevojën për të rindërtuar Sirinë me pjesëmarrjen e të gjithë sirianëve”.


Kështu thuhet në një deklaratë nga presidenca; duke shtuar se në takim mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani.


Një ditë më parë, në Erbil, i dërguari i ShBA-ës Berrëk (Barrack) ishte takuar me Mazlum Abdiun (Mazloum Abdi), kreun e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët”.


Kështu u tha në një deklaratë nga presidenca e rajonit autonom të Kurdistanit Irakian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page