SIPAS NJË STUDIMI SHKENCOR GJUHA SHQIPE ËSHTË 6 MIJË VJET E VJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri Në një artikull të fundit shkencor, thuhet se përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende. Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe. Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së, dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone, dhe shumë e lashtë në këto troje. Të dy studimet janë plotësuese, dhe përforcojnë njëri-tjetrin, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar, ashtu edhe gjuha e tij shqipe janë të paktën 6000 vjeçarë, dhe autoktonë në këto trojeve. Diagramet e pemëve gjuhësore mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-evropiane. Si përmbledhje, bazuar në këtë studim, është evidente se gjuhët indo-evropiane fliten nga gati gjysma e popullsisë së botës, por origjina dhe përhapja e tyre janë objekt debati. Heggartyet al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë modern, dhe 52 gjuhë historike indo-evropiane, të kalibruara me kalimin e kohës, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit. Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë. Këto gjetje çojnë në një skenar “hibrid” që pajton provat aktuale gjuhësore, dhe antike të ADN-së, duke treguar Gadishullin Anatolian të Lindjes së Mesme si burim parësor, ashtu edhe stepën si një atdhe dytësor. Artikulli i revistës shkencore “Shkenca” (Science) thekson se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë që i përket familjes së gjuhëve indo-evropiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku ishte atdheu i gjuhës së përbashkët të kësaj familjeje (proto-indoevropiane) dhe kur dhe pse u përhap në të gjithë Euroazinë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

























Comments