SINSINATI (CINCINNATI) | BANESA E ZV/PRESIDENTIT AMERIKAN J.D. VENS (VANCE) U DHUNUA NË KOHËN KUR ASKUSH NUK GJENDEJ NË TË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (State Police) morën dijeni se:
1- Një incident ngjau në shtëpinë e Zv/Presidentit amerikan J.D. Vens (Vance) në Sinsinati (Cincinnati).
Sipas mediave vendore, një subjekt (mashkull) është arrestuar; disa dritare në shtëpi ishin thyer.
Zv/Presidenti Vens (Vance) apo familja e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit.
Autoritetet e Sinsinatit (Cincinnati) kishin njoftuar më parë se rrugët përreth shtëpisë do të mbeteshin të mbyllura deri të dielën, më 4 janar 2026.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments