top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SINALOA | NJË VIT LUFTË CIVILE NË RADHËT E AGJENTURËS MEKSIKANE TË KRIMIT ORDINER LA PAS 1850 TË VDEKUR + 1800 TË ZHDUKUR | QË NGA ARRESTIMI I ISMAEL ZAMBADËS NUK KA PASUR QETËSI NË KULIAKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 10
  • 2 min read
ree

Sinaloa, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | 1850 të vdekur dhe mbi 1800 të zhdukur.


Këto janë vetëm disa nga shifrat që karakterizojnë luftën e përgjakshme midis fraksioneve të drogës që shpërtheu saktësisht një vit më parë, më 9 shtator 2024, në shtetin meksikan të Sinaloas, pas arrestimit të bosit të drogës Ismael Zambada (i njohur edhe si El Mayo).


Arrestimi i z. Zambada dhe dorëzimi i tij te autoritetet amerikane ishin rezultat i një tradhtie klasike, dhe atë ditë njerëzit e El Mayo-s, të njohur si el maitos (mayitos), u udhëzuan t'u shpallnin luftë los çapitosave (chapitos).


Ishte fraksioni tjetër i kartelit Sinaloa, i udhëhequr nga ish-bashkëpunëtori dhe miku i Zambadës, tani tradhtari Zhoakin (Joaquín) Guzmán Loera, i njohur më mirë si “El Chapo”, i cili ka qenë në burg në ShBA-ës që nga viti 2017.


Që nga ajo ditë, shteti i Sinaloas dhe kryeqyteti i tij, Kuliakan (Culiacán), janë bërë një fushë beteje gjigante midis dy fraksioneve.


Prania e 14000 ushtarëve të Gardës Kombëtare dhe forcave të sigurisë, të cilët, në afërsisht 11 muaj kanë bërë mijëra arrestime dhe kanë sekuestruar ton armë dhe kokainë, ka qenë pak e dobishme.


Lufta vazhdon edhe sot, dhe midis viktimave janë 57 fëmijë dhe mbi 600 familje të zhvendosura.


Nuk do të jetë e lehtë që kjo luftë të mbarojë. Shumë njerëz po vdesin, më shumë sesa mund të numërojë qeveria”, tha një nga personat e zhvendosur nga qyteti rural i Globeras, i intervistuar nga gazeta “Milenio”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page