BOKSIERI MEKSIKAN JULIO SEZAR ÇAVEZ I RIU (CÉSAR CHÁVEZ JR) U ARRESTUA DHE PRITET TË DËBOHET NGA SHBA-ës | AKUZOHET SI I LIDHUR ME KARTELIN E SINALOAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4
- 2 min read

Kuliakan (Culiacán), Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Boksieri meksikan Julio Sezar Çavez i Riu (César Chávez Jr) u arrestua.
Ai u arrestua në Los Anxhelos, pasi humbi ndeshjen e tij të fundit kundër një YouTuber-i amerikan, Xheik Pollit (Jake Paul), në Honda Center, në Anaheim, të Kalifornisë.
Mediat kryesore meksikane e raportuan këtë lajm.
“Z. Çavez i Riu (Chávez Jr) deri më tani ishte i famshëm si djali i legjendës meksikane të ringut Julio Sezar Çavez (César Chávez), kampion bote në tre kategori të ndryshme - super pesha, pesha e lehtë dhe super pesha e lehtë - i njohur me nofkën “Demi i Kuliakanit” - kryeqytetit të shtetit meksikan të Sinaloa.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara konfirmoi arrestimin e boksierit meksikan, duke njoftuar arsyet, si dhe deportimin e tij të afërt në Meksikë përmes një deklarate të botuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X).
“Më 2 korrik, Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestoi boksierin meksikan Julio César Chávez Jr. Ai është aktualisht në proces të deportimit të përshpejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
Ky person i dyshuar si i lidhur me Kartelin Sinaloa ka një urdhër arresti aktual në Meksikë për pjesëmarrjen e tij të dyshuar në krim të organizuar dhe trafikim të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve.
Nën presidencën e Trump, askush nuk është mbi ligjin, madje as atletët e klasit botëror”, thuhet në deklaratë.
Z. Julio Sezar Çavez i Riu (César Chávez Jr) është i martuar me znj. Frida Muñoz, ish-partnere e z. Édgar Guzmán López, një nga djemtë e themeluesit të Kartelit të Sinaloas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments