SIMON ZERECI U EMËRUA NË KRYE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Simon Zereci u emërua në krye të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Ai mban gradën Drejtues i Lartë dhe funksion Zv/drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së z. Ermal Onuzi.
Emërimi i tij u krye me urdhër të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Ervin Hoxha.
Z. Zereci ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.
Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje.
Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si:
1- Komandant Toge.
2- Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore.
3- Komanant Toge në Kompaninë Operative.
4- Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative.
5- Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik.
6- Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve.
7- Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore.
8- Komandant Grupi në Njësinë Speciale.
9- Etj, …
Në muajin shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit kur ushtronte funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.
Ai kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si:
1- Kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt.
2- Trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë.
3- Program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane.
4- Trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”.
5- Etj, …
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
תגובות