top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA PO MERR PJESË NË KONFERENCËN E 52-të RAJONALE EVROPIANE TË INTERPOL-it.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda, po merr pjesë në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it (Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale) që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.


Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Petër dë Baishër (Peter de Buysscher).


Pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë:

1- Trafikimi i drogës.

2- Trafikimi i armëve.

3- Abuzimi seksual me të mitur.

4- Ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Të gjitha këto, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene me natyrë tejet kriminale.


Gjithashtu, Konferenca e këtij viti, do të përqendrohet edhe në:

1- Kërcënimet moderne në zhvillim e sipër.

2- Kërcënimet ndaj sigurisë.

3- Anën e errët të inteligjencës artificiale.

4- Identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, të emërtuar “Silver Notice”.


Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë zyrtarisht përfaqësohet në këtë Konferencë nga:

1- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda.

2- Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë, Pëllumb Seferi.


Drejtori Proda, pas konferencës, do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të INTERPOL-it dhe homologë të tij.


Konferenca tre-ditore, e cila, vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page