DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA PËRGËZOI D.V.P. TIRANË PËR STATURËN E SAJ PROFESIONALE GJATË ZHVILLIMIT TË OPERACIONIT TË KODUAR “PUZZLE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor Ilir Proda, përcolli një mesazh vlerësimi dhe përgëzimi për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Puzzle”, që çoi në goditjen e një rrjeti të trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Mesazhi | “Të nderuar kolegë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,
Dua t’ju përgëzoj për profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në operacionin e koduar “Puzzle”, i cili çoi në goditjen e një rrjeti të trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri.
Finalizimi me sukses i operacionit është një dëshmi konkrete e angazhimit dhe përkushtimit të strukturave tona.
Arrestimi i 10 shtetasve dhe sekuestrimi i 14 armëve të zjarrit tregojnë se Policia e Shtetit është e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe armëmbajtjes pa leje.
Shpreh vlerësimin tim të plotë për oficerët dhe agjentët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe të Forcës Operacionale, si dhe për drejtuesit e DVP Tiranë, për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer me Prokurorinë e Tiranës.
Këto janë rezultatet që prodhojnë më siguri, rrisin besimin e qytetarëve dhe japin një mesazh të qartë për çdo individ apo grup që cenon rendin publik, jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia e Shtetit vijon të punojë çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt, veçanërisht në prag të sezonit turistik, që duhet të jetë një pasaportë sigurie për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota”.
Me respekt,
Drejtues Madhor Ilir Proda,
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments