SI RUSIA SYNOI FRANCËN DHE RADIKALIZOI EMANUEL MAKRONIN? | AI TANI ËSHTË NJË NGA SKIFTERËT KRYESORË TË RUSISË NË EUROPË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 18, 2024
- 4 min read
Londër, Britani e Madhe | Më 16 janar, presidenti francez, Emanuel Makron (Emmanuel Macron), njoftoi se do të dërgonte në Ukrainë 40 raketa të tjera me rreze të gjatë Scalp.
Më vonë atë ditë Rusia bombardoi Kharkivin, në Ukrainën veri-lindore, duke pretenduar se mercenarët francezë ishin të vendosur atje dhe duke ofruar një listë me emra që ushtria franceze thotë se janë të rreme.
Menjëherë më pas francezët zbuluan 193 faqe interneti të krijuara për të minuar mbështetjen publike për Ukrainën në Francë (si edhe në Gjermani dhe Poloni), të drejtuar nga një firmë ruse me bazë në Krime.
Ditë më vonë, z. Sebastien Lecornu, ministri francez i mbrojtjes, tha se kontrollorët rusë të trafikut ajror kishin kërcënuar se një avion francez që patrullonte mbi Detin e Zi do të rrëzohej.
Në muajt e fundit, Franca ka kataloguar një fushatë të intensifikuar ruse për të mbjellë ndarje, diskredituar vendin dhe testuar ushtrinë e saj.
Shërbimet ruse të sigurisë, thonë burimet franceze, porositën yjet e Davidit të vendosura në mure në Paris tetorin e kaluar, për të nxitur tensionet ndërfetare.
Në muajin mars, sulmet kibernetike shkatërruan për pak kohë disa nga faqet e internetit të qeverisë franceze dhe hakerët vodhën të dhëna nga agjencia e saj e punës.
Me ndihmën e shtuar të apologjetëve rusë në Francë, robotët rusë prodhojnë histori të frikshme turbo-ngarkesë për çimkat në Paris, përdorën një raport të rreme të lajmeve franceze për të sajuar një tentativë të supozuar për jetën e presidentit Makron dhe përhapin thashetheme të rreme të ndyra për gruan e tij, Brixhit (Brigitte).
Ky shënjestrim sistematik, thonë ata të afërt me presidentin, qëndron në themel të një ndryshimi që vazhdon të shqetësojë shumë vëzhgues: konvertimi i presidentit Makron nga një udhëheqës që kërkoi të angazhohej me Vladimir Putinin e Rusisë në një nga zërat më të ashpër të Europës.
Presidenti Makron, i cili dikur u kërkoi aleatëve të mos poshtërojnë Rusinë, tani ka bërë thirrje për humbjen e Rusisë, u bëri thirrje aleatëve të mos jenë frikacakë dhe paralajmëroi se një fitore ruse do të shënonte fundin e sigurisë evropiane.
Presidenti Makron nuk ka folur me z. Putinin që nga shtatori 2022. Më 26 shkurt ai refuzoi të përjashtonte dërgimin e forcave tokësore për të ndihmuar Ukrainën.
Çfarë e shpjegon këtë ndryshim? Në një nivel bazë, thotë z. Bruno Tertrais i Institut Montaigne, një institut kërkimor, z. Makron ishte i rrëmbyer nga realiteti.
Z. Putin e gënjeu dhe e luajti. Përhapja diplomatike e presidentit francez të paraluftës ishte një dështim, edhe nëse ai e dinte se ishte me rrezik të lartë në atë kohë.
Vrasja e z. Aleksi Navalni (Alexei Navalny) në muajin shkurt shërbeu si një goditje tjetër. Siç tha një ish-ministër për Le Monde, presidenti Makron ishte radikalizuar nga zhgënjimi.
Vështirësitë e Ukrainës në terren, si dhe perspektiva e një presidence tjetër të z. Danlld Tramp (Donald Trump), e kanë bërë më urgjente qëndrimin ndaj Rusisë.
Kjo vjen në një kohë kur z. Makron ka konkluduar tashmë, në një fjalim në Bratislavë majin e kaluar, se futja e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO në të vërtetë do të forconte ambicien e saj për mbrojtjen kolektive evropiane, jo ta zbehte atë.
“Për dekada Franca kishte besuar se kur bëhej fjalë për Evropën, më e vogla ishte më mirë”, shkruan znj. Selia (Celia) Belin nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në revistën amerikane Foreign Affairs.
Agresioni rus, vëren ajo, e ka transformuar çështjen për një Bashkim Europian më të gjerë.
Një angazhim dhjetëvjeçar francez për sigurinë ndaj Ukrainës tani është i ngulitur në një marrëveshje dypalëshe, të nënshkruar nga presidenti Makron dhe nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në muajin shkurt.









___.png)


















































