SI DO TA ARMATIZONTE KINA DEZINFORMIMIN KUNDËR TAJVANIT NË NJË KONFLIKT NDËRMJET NGUSHTICAVE?
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20, 2024
- 7 min read
Londër, Britani e Madhe | Muajin e kaluar, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare paralajmëroi në Vlerësimin e saj Vjetor të Kërcënimeve se Kina po intensifikon përpjekjet e saj për të formuar diskursin publik të SHBA dhe gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojë të ushtrojë presion ushtarak dhe ekonomik, të lëshojë mesazhe publike, dhe të ndikojë në aktivitetet duke promovuar integrimin afatgjatë ekonomik dhe social ndër ngushticat për të nxitur Tajvanin të shkojë drejt bashkimit.
Muajin e ardhshëm, presidenti i sapozgjedhur i Tajvanit, Uilliam (William) Lai Çing (Ching)-te do të marrë detyrën.
Duke pranuar se përdorimet e saj të mëparshme të presionit ekonomik dhe diplomatik nuk kanë arritur të detyrojnë nënshtrimin e Tajvanit, presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) i Kinës mund të vendosë të përdorë forcën ushtarake dhe operacionet e informacionit për të arritur aspiratat e tij.









___.png)


















































