SHËN PAL; BRAZIL | FILLON NDËRTIMI I TUNELIT TË PARË NËN UJOR ME VLERË FINACIARE PREJ 1.07 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6
- 1 min read

Shën Pal, Brazil | Kompania portugeze Mota-Engil Latam Portugal ka fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të parë nënujor të Brazilit, i cili, do të lidhë qytetet e Santos dhe Guarujá-s, me një investim të vlerësuar prej afërsisht 6.8 miliardë reais (1.07 miliardë euro).
Struktura 1.5 km e gjatë, 870 metra nga e cila do të jetë nën nivelin e ujit, do të ndërtohet nga blloqe betoni të parafabrikuara, të transportuara dhe të zhytura me saktësi në kanal, pastaj të mbuluara me shtresa rëre dhe gurësh.
Tuneli, pjesë e Programit të Përshpejtimit të Rritjes (CAP), është planifikuar të hapet në vitin 2031 dhe do të akomodojë makina, transport publik, kamionë, biçikleta dhe këmbësorë, duke zëvendësuar anijet aktuale që transportojnë 78000 njerëz në ditë.
Projekti, i cili, ishte diskutuar për dekada, u lançua në fillim të këtij viti nga Presidenti i krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva, në bashkëpunim me Guvernatorin e krahut të djathtë të Shën Palit (São Paulo), Tarkisio (Tarcísio) de Freitas.
Faqja e lajmeve “G1” raportoi projektin, duke vënë në dukje se përçarjet politike midis dy partive u kapërcyen dhe se opsioni nënujor u zgjodh për shkak të ndikimit të tij më të ulët mjedisor dhe ndërtimit më të shpejtë krahasuar me urat ose tunelet tradicionale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments