SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | U SEKUESTRUAN 14 MILIONË DOZA FENTANIL DHE U ARRESTUA NJË NGA GANGOT MË TË KËRKUAR PËR KAPJEN E TË CILIT FBI-ja OFRONTE 1 MILION $ (SAMUEL RAMIREZ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Pas vrasjes së “El Menço”-s udhëheqësit të kartelit “Jalisco Nueva Generación”, Qeveria meksikane e Presidentes Kaludia (Claudia) Sheinbaum duket e vendosur të vazhdojë ofensivën e saj kundër trafikantëve të drogës.
Ministri i Sigurisë Omar Garsia Harfuk (García Harfuch) njoftoi sot sekuestrimin e 14 milionë dozave të fentanilit gjatë një serie operacionesh që çuan gjithashtu në arrestimin e z. Samuel Ramirez, për të cilin Byroja Federale e Hetimit (FBI) kishte vendosur shpërblim prej 1 milion dollarësh ($).
“Operacionet ishin rezultat i punës hetimore të kryer nga institucionet që përbëjnë Kabinetin e Sigurisë dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me DEA-n amerikane”, tha Ministri i Sigurisë Omar Garsia Harfuk (García Harfuch), në rrjetin social virtual Iks (X) - duke specifikuar se gjashtë persona të tjerë u arrestuan në këto operacione dhe u gjetën dy prona të përdorura për ruajtjen e drogës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments