SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | U SEKUESTRUA NJË NËNDETËSE ME 4 TON KOKAINË; 3 ARRESTIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 43 minutes ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos së Ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | “Marina Meksikane ka kapur një nëndetëse që mbante pothuajse 4 ton kokainë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve perëndimore të vendit”.
Kështu njoftoi Ministri i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar Garsia (Garcia) Harfus.
Javën e fundit, operacionet detare kanë çuar në sekuestrimin e pothuajse 10 tonëve të kësaj lloj droge.
“Ky është një goditje e drejtpërdrejtë prej disa milion dollarësh ndaj mekanizmave të financimit të krimit të organizuar, i cili, parandalon shpërndarjen e miliona dozave (të kokainës) në rrugë dhe mbron sigurinë e familjeve meksikane”.
Kështu tha ministri meksikan në një postim në platformën sociale virtuale Iks (X) - duke shtuar se autoritetet kryen tre arrestime.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments