SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS U DORËZUAN SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS 26 KRERË TË KARTELEVE TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 2 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Meksika ka ekstraduar 26 figura të larta të kartelit në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje të madhe me administratën Tramp (Trump).
Ministria e Sigurisë e Meksikës konfirmoi ekstradimin, duke specifikuar se të ndaluarit, të mbajtur në burgje të ndryshme në të gjithë vendin e Amerikës Latine, ishin të gjithë subjekt i kërkesave për ekstradim nga Uashingtoni për krime të lidhura me drogën.
Sipas mediave kryesore meksikane, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-ës ka siguruar se asnjëri prej tyre nuk do të përballet me dënimin me vdekje.
Midis të ekstraduarve janë:
1- Z. Abigael González Valencia, udhëheqës i bandës “Los Cuinis”.
2- Kunati i tij, z. Nemesio Oseguera Servantes (Cervantes), i njohur ndryshe si “El Mencho”, kreu i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisko.
Së bashku, të dy, menaxhuan operacionet e trafikimit të drogës në një shkallë globale, duke përfshirë Azinë, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, dhe González Valencia mbikëqyri rrjetin financiar të kartelit të fuqishëm.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Meksikan dhe Ministria e Sigurisë theksuan se 26 personat përbënin një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike, duke specifikuar se kujdestaria, transferimi dhe dorëzimi formal i tyre u kryen në përputhje me protokollet institucionale, garancitë kushtetuese dhe Ligjin e Sigurisë, duke siguruar të drejtat e tyre themelore dhe procesin e rregullt ligjor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments