SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PARAJSA TURISTIKE AKAPULKO E KAPLUAR NGA DHUNA DHE NGA TERRORI I BANDAVE KRIMINALE; TË PAKTËN 12 VRASJE NË 24 ORË; 3 TRUPA TË DEKAPTINUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Një valë e re dhune ka tronditur vendpushimin e njohur turistik të Akapulkos (Acapulco), në Meksikë, ku të paktën 12 burra janë vrarë në më pak se 24 orë, tre prej të cilëve u është prerë koka.
Shumica e vrasjeve ndodhën në periferi të qytetit, një nga më të mëdhenjtë në shtetin e Guerreros, i cili, karakterizohet nga nivele të larta krimesh të lidhura me drogën.
Rasti më tronditës ndodhi kur trupat e katër burrave u gjetën pas një kishe në lagjen Mozimba, në pjesën perëndimore të qytetit, me kapëse rreth qafës.
Në të njëjtën kohë, dy burra u gjetën të vrarë me armë zjarri në Bulevardin Lazaro Kardenas (Lázaro Cárdenas), një nga rrugët kryesore të Akapulkos.
Sulme të armatosura ndodhën gjithashtu kundër Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe stacioneve të policisë në disa zona të resortit bregdetar, të cilat, autoritetet besojnë se ishin të lidhura me armiqësinë midis bandave Los Rusos dhe kartelit Jalisco Nueva Generación.
Më 18 korrik, Guvernatorja e Guerrero-s, Eveli (Evely) Salgado dhe Kryetarja e Bashkisë së Akapulkos, Abelina López, njoftuan një ofensivë kundër krimit me një forcim të zbatimit të ligjit, duke vendosur 6000 oficerë të uniformuar për të siguruar sigurinë e turistëve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments