top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | QEVERIA POHOI VRASJEN E UDHËHEQËSIT TË KARTELIT JALISKO-s NEMESIO OSEGUERA SERVANTES (CERVANTES) - (I NJOHUR RËNDOM SI “EL MENÇO”) NË KOORDINIM ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministria e Mbrojtjes e Meksikës ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisko-s gjatë një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë në Tapalpa, Jalisko.


Nemesio Oseguera Servantes (Cervantes) - i njohur rëndom si “El Menço”, u kap dhe u vra pranë qytetit të Tapalpës, në të njëjtin shtet të Jaliskos.


Një deklaratë zyrtare thotë se gjatë operacionit, ushtria zmbrapsi sulmin, duke rezultuar në vdekjen e katër anëtarëve të grupit kriminal CJNG në vend dhe plagosjen e rëndë të tre të tjerëve, të cilët, vdiqën gjatë fluturimit të tyre për në Qytetin e Meksikos (Mexico City).


Midis këtyre të fundit, është edhe Nemesio Oseguera Servantes (Cervantes), i njohur më mirë si ‘El Mencho’”), thuhet në deklaratë.


Operacioni, specifikohet, u krye në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu mori informacione shtesë nga autoritetet amerikane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page