top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS: 381 TRUPA U GJETËN TË BRAKTISUR NË KREMATORIUMIN NË SUIDAD (CIUDAD) JUAREZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 30
  • 2 min read
ree

Juarezit, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Hetuesit kanë gjetur 381 trupa të grumbulluar në një krematorium privat në Kuidad (Ciudad) Juarez, në veri të Meksikës.


Zyra e prokurorit vendor e tha këtë, duke denoncuar neglizhencën nga ana e shtëpisë funerale.


381 trupat u vendosën në mënyrë të parregullt në crematorium”, tha për agjncinë franceze të lajmeve “AFP” z. Eloi Garsia (Eloy García), zëdhënës i zyrës së prokurorit në shtetin e Çihuahuas (Chihuahua), ku ndodhet Suidad (Ciudad) Juarez-i.


Sipas zyrtarit, trupat u grumbulluan pa asnjë rregull në zona të ndryshme të ndërtesës ku vepron krematoriumi.


Ato u hodhën atje pa dallim, njëri mbi tjetrin, në dysheme”, përshkroi z. García në lidhje me situatën.


Ai shtoi se të gjithë trupat ishin balsamosur dhe me sa duket të shoqëruar me një certifikatë vdekjeje.


Hipoteza e prokurorit është se shumica dërrmuese e këtyre trupave u mbajtën nën mbikëqyrje dhe më pas u transferuan në krematorium për kremim.


Autoritetet besojnë se disa mbetje mund të jenë braktisur për më shumë se dy vjet.


Z. Garsia (García) më pas përmendi papërgjegjësinë e pronarëve të krematoriumit si një nga shpjegimet e para për këtë zbulim.


Një nga administratorët e krematoriumit është paraqitur tashmë para zyrës së prokurorit.


Prokurori dëshiron të përcaktojë përgjegjësinë penale të atyre që janë përgjegjës”, tha zëdhënësi i tij.


Autoritetet nuk kanë specifikuar nëse të ndjerit ishin viktima të dhunës kriminale.


Meksika, një vend i goditur rëndë nga krimi i organizuar, ka përjetuar një krizë në sistemin e saj mjeko-ligjor për vite me radhë, i mbingarkuar nga numri i lartë i trupave që duhen ekzaminuar, mungesa e stafit dhe kufizimet buxhetore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page