top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | FORCAT E POSAÇME “MARINA” SULMUAN BASTIONIN E “EL MAIOS” NË SHTETIN E SINALOAS DUKE VRARË 11 VETA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
Z. Ismael Zambada, i njohur rëndom si “El Maio” (El Mayo).
Z. Ismael Zambada, i njohur rëndom si “El Maio” (El Mayo).

Kuliakan (Culiacán), Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Forcat federale meksikane kryen një operacion të madh në shtetin e Sinaloas, ku një i dyshuar i lidhur me fraksionin “Los Maios” të kartelit Sinaloa u arrestua dhe të paktën 11 kriminelë u vranë gjatë një ndërhyrjeje nga autoritetet.


Sipas burimeve zyrtare të cituara nga enti mediatik meksikan “El Universal”, operacioni u krye nga anëtarë të Marinës (Semar) me mbështetjen e agjencive të tjera të sigurisë.


Me të mbërritur në vendngjarje, Marina u sulmua nga persona të armatosur dhe iu kundërpërgjigj zjarrit, duke vrarë 11 sulmues.


Gjatë operacionit, u sekuestruan gjithashtu armë të kalibrit të madh dhe pajisje taktike.


Njësia mbetet aktive në zonë për të garantuar sigurinë e popullsisë.


Gjatë operacionit, u gjet edhe një grua e identifikuar si Monika (Mónica) Zambada Niebla, vajza e kapobandës Ismael Zambada, i njohur rëndom si “El Maio” (El Mayo).


Autoritetet kanë sqaruar se ajo nuk është e përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal dhe as subjekt i ndonjë procedure gjyqësore, dhe për këtë arsye është liruar dhe iu dorëzua familjes së saj në përputhje me procedurat ligjore.


Operacioni është pjesë e një vendosjeje më të gjerë të forcave federale në disa komuna në të gjithë shtetin, ku u gjet edhe një pronë e përdorur nga një qelizë kriminale e lidhur me kapobandën e sipërcituar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page